Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve anekënd vendit.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim drejtuesit e degës se Nismës në Vushtrri.
Kryetari Limaj tha se Nisma Socialdemokrate po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme me objektiva të qarta.
“Dega e Vushtrrisë, e mobilizuar më shumë se kurrë më parë për procesin e ardhshëm zgjedhor. Drejtuesit e degës më konfirmuan gatishmërinë e tyre për të arritur objektivat tona në këto zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.
Po sot, sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe anëtari i kryesisë së Nismës, Skender Reçica, kanë vizituar degët e Nismës në Podujeve dhe Obiliq.
“Sot në takime mobilizuese në degët e Nismës Socialdemokrate në Podujeve dhe Obiliq”, ka shkruar Sherifi.
Krejt këto takime në funksion të mobilizimit të degëve për zgjedhjet e parakohshme.
Nisma Socialdemokrate tash e disa ditë po mobilizon strukturat e saj në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
nejemigati nismasocialdemokrate kryetariLimaj