Nistelrooy po e merr drejtimin e ekipit tw madh evropian

09:39 | 22 Mars 2022

Skuadra holandeze PSV Einthoven është duke kërkuar një trajner të ri dhe këtë post mund ta marr një ish-futbollist shumë i njohur.

Ruud van Nistelrooy është kandidati i preferuar i PSV-së për të marrë postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm, sipas “Eindhovens Dagblad”.

Trajneri aktual Roger Schmidt pritet të largohet në fund të sezonit dhe skuadra e Eindhoven dëshiron që ish-sulmuesi i Manchester United të largohet nga ekipi i të rinjve për të marrë kontrollin e ekipit të të rriturve.

Komento: