Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve

18:38 | 22 December 2024
nitaj:-c’eshte-kjo-mesele?-vec-vitrat-jepen-para-se-te-falet-bajrami,-por-vitrat-s’jane-para-te-taksapaguesve

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjelljen e Qeverisë me qytetarët, pas vendimit për t’ua ndarë nga 100 euro fëmijëve dhe pensionisytëve.

Nitaj. që shkroi në Facebook se “konstatimi se njerëzit në Kosovë, me pagat që marrin e kanë të pamundur ta lidhin fillimin me fundin e muajt nuk është pahiri”, i quan “vitra”

“Prandaj kur kryeministri thot se po iu jap nga 100 euro, lajmi bëhët i bujshëm. Krejt flasin për të. Dikush thotë është lëmoshë, dikush se po don me e ble votuesin fukara, e disa e glorifikojnë dhuruesin. Veç askush nuk pyet, ku i merr kryeministri paret që i shpërndanë. Të kujt janë atë pare. Ku i ka gjetur. Ç’është kjo mesele që kryeministri të shpërndajë para. A ka ndonjë rast që kreu i shtetit t’i thotë popullit, ejani se du me ia dhanë do pare”, shkroi Nitaj.

“Aty ku shteti është shtet, secili i punësuar, pensionistë fëmijë apo punëtorë qoftë, e di sakt, se sa i ka të hyrat vjetore. Dhe po, ndodhë ndonjëherë që punëdhënësi t’i shpërblejë të punësuarit. Po kryeministri nuk është punëdhënës. Ai më së shumti mund t’i shpërblejë punëtorët e kryeministrisë, edhe kjo me kusht që do të ketë kursyer do para nga darkat apo udhëtimet për shembull, sepse ndryshe s’ka ku i merr”, shtoi ai.

Komento: