Po kërkohet heqja e taksës.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar Shqipërinë se qytetarët e Kosovës për vajtje-ardhje duhet të paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se karburanti.
E kjo sipas tij, edhe pse Rruga e Kombit nuk është e përfunduar.
“Lajm i mirë që është rritur importi i mallërave shqiptare, veç as Shqipëria e as Ambasadori nuk duhet të harrojnë se për më pak se 80 km autostradë të papërfunduar, në atë që njihet si Rruga e Kombit, qytetarët e Kosovës, vajtje-aerdhje, paguajnē dhjetë euro taksē, që është më shumë se sa karburanti që e harxhojnë” shkroi ai.
Ai gjithashtu se Kosova, këtë taksë e sheh si plaçkë. E madje ka kërcënuar, se nëse Kosova vendos taksën atëherë nuk dihet se si do të përfundojë.
“Kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkë, dhe është mirë të rikonsiderohet, sepse nëse edhe Kosova fillon të vë taksa, nuk i dihet se ku del hesapi!”