Nitaj: Kurti në mëngjes le të jep dorëheqje, të nesërmen shpallen zgjedhjet

19:11 | 18 Qershor 2024
nitaj:-kurti-ne-mengjes-le-te-jep-doreheqje,-te-nesermen-shpallen-zgjedhjet


Muharrem Nitaj, sekretar i përgjithshëm i AAK-së thotë se deklaratat e Kurtit se zgjedhjet do të mbahen më 2025 dhe se opozita nuk mund t’i shtyej zgjedhjet pafundësisht, janë të pavërteta.

Nitaj thotë për “Front Online” se Kurti e ka shuë të thjeshtë, vetëm le të ofroj dorëhqjen dhe të nesërmen shpallen zgjedhjet.

“Le të shpallen zgjedhjet qysh sot. Kryeministri Kurti e ka shumë të thjeshtë, në mëngjes le të jep dorëheqje, të nesërmen shpallen zgjedhjet”, tha ai.

Nitaj konsideron se Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës janë të gatshëm për zgjedhje, edhe nëse  mbahen nesër.

“AAK është e gatshme për zgjedhje”, tha Nitaj.

Komento: