Nitaj nga Banka Botërore: 19.8 për qind e grave janë pronare të pronës së paluajtshme

13:33 | 04 Maj 2024
nitaj-nga-banka-boterore:-19.8-per-qind-e-grave-jane-pronare-te-prones-se-paluajtshme

Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë.

Duke komentuar këtë temë në emisionin “Zanat”, Nitaj ka shpjeguar më në detaje nismën për të drejtën e pronës “PIAKOS”.

Sipas Nitajt, bazuar në statistikat zyrtare, tani për tani vetëm 19.8 për qind e grave kanë në pronësi pronë të paluajtshme.

“Nisma për të drejtën e pronës është në linjë me kornizën kombëtare për partneritet të Bankës Botërore me Republikën e Kosovës dhe si qëllim i projektit është avancimi i të drejtave pronësore. Këtë presim ta arrijmë përmes avokimit të drejtpërdrejtë për gratë, grupet e cenueshme dhe të rinjtë, dhe gjithashtu përmes kampanjave të ndryshme mediale, të cilat do të ngrisin vetëdijen qytetare për pronën dhe do të rrisin gjithashtu edhe numrin e pronarëve, titullarëve të pronës së paluajtshme. Bazuar në statistikat zyrtare, aktualisht vetëm 19.8 për qind të grave janë pronare të pronës së paluajtshme” – ka thënë Nitaj, ndër të tjera.

Komento: