Nitaj për Kurtin: Është në hall të madh, shpresat i ka te Vuçiqi mos po i bie pishman për marrëveshje

21:34 | 03 Nëntor 2023
nitaj-per-kurtin:-eshte-ne-hall-te-madh,-shpresat-i-ka-te-vuciqi-mos-po-i-bie-pishman-per-marreveshje

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar fjalimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend për Asociacionin.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti shpresat i ka tek presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kryeministri krejt shpresat i ka mbështetur tek presidenti i Serbisë, se mos ai do t’i bije pishman për marrëveshje dhe të thotë, “A ju kam thënë se nuk e kam pranuar”!

Dmth shpreson se dështimi do të jetë shpërtimi”, ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë:

Komento: