Nitaj: VV e LDK u prishën pa ia nisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nitaj: VV e LDK u prishën pa ia nisë

16:55 | 26 Dhjetor 2019

Nitaj i AAK-së thotë se VV e LDK u prishën pa ia nisë, PAN-i pas 2 vjetësh.

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se koalicioni PAN ishte prishur pas dy vjetësh, kurse LDK-ja dhe VV-ja u prishën pa ia filluar fare.

“I vetmi ndryshim midis PAN-it dhe VV e LDK, është se PAN-i janë prishur pas pothuaj dy vjet qeverisjeje, ndërkaq këta të fundit u prishën hala pa ia fillu”, ka shkruar Nitaj.

Sot është konstituar Kuvendi i Kosovës, ndërkaq Kryetar i saj është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, poashtu nënkryetarja e parë do të jetë Arbërie Nagavci nga VV, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK do të jenë nënkryetarë i dytë përkatësisht i tretë.

VV dhe LDK në Kuvend shkuan pa marrëveshje paraprake, dhe tash matematikat për koalicionin e mundshëm kanë ndryshuar, pasi që në bisedimet mes dy partive posti i Kryetarit të Kuvendit i është lënë LDK-së.

Komento: