Nivel alarmues i ndotjes së ajrit

18:34 | 03 Qershor 2019

Duket se Ballkani po përballet me nivel alarmues të ndotjes së ajrit.

Agjencia e OKB-së ka bërë të ditur se njerëzit në të gjitha qytetet kryesore të Ballkanit Perëndimor, po përballen me një nivel alarmant të ndotjes së ajrit.

Sipas raportit mbi ndotjen e ajrit, mungesa e burimeve të ripërtërira të energjisë është identifikuar si shkaku kryesor i ndotjes së ajrit në Ballkan, pasi rajoni “i pazhvilluar dhe i brishtë politikisht” mbështetet ende në djegien e qymyrit për prodhimin e energjisë.

AP thekson se raporti i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, i cili u botua sot, bazohet në të dhënat nga 18 qytete dhe është përgatitur në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucionet për vlerësimin e cilësisë së ajrit.

Raporti thotë se njerëzit në rajon “janë të ekspozuar ndaj një prej përqendrimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit në Evropë, që është deri në pesë herë më e lartë se udhëzimet kombëtare dhe të BE-së”.

Komento: