Një 18-vjeçare dhunohet në Ferizaj, i dyshuari 42-vjeç me të kaluar kriminale

09:52 | 19 Shtator 2022

Një tjetër rast i dhunimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Ferizaj. Policia ka prangosur një të dyshuar, i cili sipas policisë ka të kaluar kriminale. Viktima është 18-vjeçe ndërsa i dyshuari 42-vjeçar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj.

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Këta janë të rinjtë nga Kosova që rrahën “Live” në TikTok ekstremistin Lui…
Shabani tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.

I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani.

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”.

Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit, njëri prej rasteve më ç’njerëzore ka qënë dhunimi seksual i vajzës 11-vjeçe në Prishtinë nga 6 persona të dyshuar. E njëjta ka qenë viktimë e dhunimit edhe në qershor të këtij viti.

Komento: