Një 19 vjeçar plagoset të rrethi në Prishtinë

10:00 | 24 December 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Një 19 vjeçar është plagosur rëndë.

Rreth orës 23:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “5 maji” në Prishtinë, saktësisht në afërsi të Rrethit të Flamurit, ka pasur të shtëna.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krim eve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me tentim për eleminim ku nga pistoleta ka marrë plagë viktima M. G, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.

Policia thotë se mbështetur në informacionet e mbledhura nga terreni dhe në bazë të hetimeve preliminare, dyshohet se një person i dyshuar i cili ishte në një veturë në lëvizje, me pistoletë ka shtënë disa herë në drejtim të viktimës dhe katër personave të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në veturën e tyre duke lëvizur në rrugën e sipërshënuar.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thotë tutje policia.

Komento: