Theret me thikë një 20-vjeçar në Han të Elezit.
Një 20-vjeçar është ther me thikë në Han të Elezit.
Kështu bëri të ditur për Klankosova Basri Shabani, drejtor rajonal i policisë në Ferizaj.
Shabani tha se lidhur me rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari i moshës 23-vjeçare.
“Viktima ka marrë lëndime në pjesën ballore dhe është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Hanin e Elezit dhe më pas është liruar në shtëpi”, tha Shabani.