Një grua e moshës 23 vjeçare është sulmuar sot në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri se viktima ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia thotë është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK.
Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç) .
E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.