Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në breg të detit në Durrës

20:46 | 19 Tetor 2022

Një 26 vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit në Durrës.

Policia njofton se viktima është një 26-vjeçar me iniciale E.Xh., trupi i të cilit u gjet buzë detit në lagjen Nr.1.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan

Komento: