Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete në komunën e Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se policia ka marrë informatën reth orës 11:30, duke e cilësuar rastin si “Vdekje e dyshmtë”, dhe tanimë hetuesit policor kanë nisur hetimet, dhe se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Vdekje e dyshimtë/ Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.