Një 31 vjeçar vdes nga koronavirusi në Kosovë, kjo është mosha e gjashtë viktimave tjera

15:23 | 04 Janar 2021

Janë konfirmuar 7 vdekje dhe 169 raste të reja me kronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 169 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 313 pacientë kurse 7 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)./ORAinfo/

Komento: