Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në lagjen “Mati” në Prishtinë.
Një person është gjetur pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të së premtes, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, raporton Express
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.
Ahmeti thotë se derisa të ndriçohen të gjitha rrethanat e vdekjes, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.