Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në banesën e tij në Gjakovë.
Sonte rreth orës 18:30, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se viktima, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1983, gjendej pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku nga personeli mjekësor (që kishte dalë po ashtu në vendin e ngjarjes) ishte konstatuar vdekja e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse policore si dhe është njoftuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar që rasti të trajtohet si hetim i vdekjes.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion/Tv Syri