Një 47-vjeçar gjendet i vdekur në Pejë

10:40 | 04 December 2022

Policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në krevat në Pejë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i 47-vjeçarit është dëguar në IML për obduksion.

Këto informacione i dha për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”, tha Rugova.

Komento: