Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së shtunës ka gjetur një person pa shenja jete te penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan.
Sipas të dhënave nga Policia, personi pa shenja jete është një 52-vjeçar.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Ju njoftojmë se rreth ores 13:31 të dtës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhenave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimt”, ka thënë zëdëshnësi i PK për rajronin e Gjilanit Ismet Hashani.