Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në Mitrovicë.
Një person është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Pirq të Mitrovicës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti njoftoi se viktima është 53-vjeçari me inicialet B.B.
“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.