Një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Pejë – ndalohet për 48 orë

23:09 | 30 Nëntor 2023

Një burrë i moshës 63-vjeçare dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Familja e të miturës kishte lajmëruar rastin në Polici, pasi ajo ishte shpallur e zhdukur.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Telegrafin se pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërsa shtoi se ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

“Do merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi.

Komento: