69 vjeçari humbë jetën në një hotel në Maqedoninë e Veriut.
Një shtetasi i Kosovës ka humbur jetën në korridorin e një hoteli në Mavrovë.
Mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës.
Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë vizituar vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për obduksion, raporton TV21.