Një 7-vjeçar goditet me veturë derisa po ngiste biçikletën në Shtime

23:19 | 08 June 2022

Goditet me veturë 7-vjeçari që po ngiste biçikletën në Shtime.

Një fëmijë 7 vjeçar është goditur sot me veturë në Shtime, i cili pas lëndimeve është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Fëmija ishte me biçiklet në momentin kur është goditur nga vetura.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident një veturë Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë.

Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt”, tha Veseli.

Komento: