Një 74 vjeçare në Prizren goditet për vdekje nga një furgon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një 74 vjeçare në Prizren goditet për vdekje nga një furgon

10:55 | 25 Korrik 2020

Furgoni godet për vdekje një 74 vjeçare në Prizren.

Një grua 74 vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë”, tha ai.

Komento: