Një 76-vjeçare gjendet e vdekur në Dardani, jetonte e vetme

21:37 | 04 August 2022

Gjendet e vdekur një 76-vjeçare në Dardani, jetonte e vetme.

Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen Dardania në Prishtinë. E moshuara jetonte e vetme në banesë.

Këtë e ka konfirmuar për Reporter, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

I njëjti tha se Policia është njoftuar se në një banesë në lagjen Dardania gjendet një trup i pajetë, dhe pas angazhimit policor në këtë lagje, është konfirmuar trupi i pajetë i viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor.

Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë.

“Në ora 13:33, policia është njoftuar se në lagjen Dardania Prishtinë, në një banesë, mund të jetë një trup i pajetë. Njësitet policore janë angazhuar në atë lokacion. Në një banesë është hasur pa shenja jete një grua (viti i lindjes 1946), e cila jetonte e vetme. Në vend ngjarje pos policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor emergjent. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Krasniqi.

Komento: