Një aksident trafiku me fatalitet dhe 19 të tjerë me të lënduar

09:09 | 12 Shtator 2021

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rajonin e Prishtinës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një fëmijë.

“Rr. Mehmet Ali Vroni, Prishtinë 11.09.2021-08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një këmbësoreje (fëmijë) femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Përpos kësaj gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 19 aksidente të tjera me të lënduar si dhe 37 më dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 463 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut.

Komento: