Një aktiviste e pengon fjalimin e Kurtit, mbrojtja e afërt e nxjerr jashtë

11:09 | 20 Dhjetor 2023
nje-aktiviste-e-pengon-fjalimin-e-kurtit,-mbrojtja-e-afert-e-nxjerr-jashte

Një aktiviste ka penguar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, duke fishkëllyer e gjuajtur letra në drejtim të tij.

Kjo ndodhi përderisa i pari i Qeverisë ishte duke mbajtur fjalimin e konferencën për Rininë 2023.

Menjëherë kanë reaguar nga mbrojta e afërt, duke e nxjerr aktivisten jashtë vendit ku po mbahej konferenca, raporton EO.

Komento: