Një analist jep dorëheqje nga paraqitjet publike: Jam konsumuar shumë

20:23 | 24 Janar 2024
nje-analist-jep-doreheqje-nga-paraqitjet-publike:-jam-konsumuar-shume

Analisti i mirënjohur kosovar, Jusuf Thaçi ka njoftuar se tash e tutje nuk do të jetë pjesë e emisioneve televizive.

Si arsye për largimin e tij nga televizionet kosovare, Thaçi ka thënë se është konsumuar tashmë dhe nuk ka çka të dhurojë për publikun.

“Pas shumë vitesh prezent në media e në debate televizive, tashmë kam vendosur që për një periudhë të pacaktuar të tërhiqem tërësisht nga paraqitjet publike në media. Nuk e di si qëndron realiteti, por bindja ime është se, pas shumë vitesh, tashmë jam konsumuar së tepërmi dhe prezenca ime publike (shpeshherë duke u përsëritur) më nuk sjellë ndonjë dobi për publikun. Jam i bindur që gjatë kësaj kohe sa kam marrë pjesë në debate televizive kam ofruar shembull të mirë të debatit publik, duke debatuar bazuar në bindje personale, në parime dhe në fakte e argumente, duke respektuar bashkëbiseduesit, gjithmonë pa fyer e pa ofenduar askënd, pa ndërhyrje, pa zhurmë e pa show”, thuhet në njoftimin e tij.

Jusuf Thaçi tash e sa vite ishte pjesë e panelit në emisionin Pressing në T7.

Ai ka falënderuaru kolegët dhe publikun për përkrahjen për shumë vite.

Komento: