Një anije e marinës italiane ka nisur lundrimin drejt Shqipërisë të mërkurën, duke bartur grupin e dytë të emigrantëve.
Roma synon ta shpëtojë planin kontrovers për mbajtjen e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, pasi tentimi i parë hasi në pengesa ligjore.
Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, shpreson se dërgimi i emigrantëve në qendrat e ruajtura në Shqipëri, në vend se t’i lejojë ata të futen në Itali, do të ndikojë që emigrantët e tjerë të mendojnë për rreziqet e kalimit të detit për në Evropë.