Një ankesë e VV-së iu ka kushtuar mbi 8 mijë euro PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

12:50 | 05 October 2019

PDK-së, LDK-së dhe AAK-së iu kushton mbi 8 mijë euro një ankesë e VV-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka dënuar me 2600 euro gjobë PDK-në, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesë në këtë panel për shkak të vendosjes së tendës(shtandit) në hapësirë publike, shkruan Gazeta Express.

Partia Demokratike e Kosovës ka afat që këtë gjobë detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit nga PZAP.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aneksën në PZAP më 1 tetor 2019, pasi në sheshin “Fadil Vata” në Suharekë PDK kishte vendosur tendë me fotografi të kandidatit për deputet Enver Hoxhaj.

VV-ja ka dërguar ankesë në PZAP edhe ndaj koalicionit AAK-PSD për të njejtën arsye vendosjen e tendës dhe materialit zgjedhor në po të njejtin shesh “Fadil Vata” në qytetin e Suharekës

Pas kësaj ankese PZAP ka shqiptuar gjobën prej 2200 euro koalicionit AAK-PSD dhe detyrohet të paguajë atë në afat prej 15 ditësh.

Nga ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP nuk ka shpëtuar as Lidhja Demokratike e Kosovës e cila është dënuar me gjobë prej 3300 euro.

Ankesa e datës 1 tetor e paraqitur nga VV në PZAP është dërguar pasi LDK rreth orës 11:20 në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë dhe në rrugën Skëndërbe kanë vendosur tendë dhe material propagandues me foton e kandidatit për deputet Brahim Selimaj.

Komento: