Një autobus aksidentohet me pasagjerë në Shqipëri, disa të lënduar

11:15 | 10 Maj 2023

Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Shqipëri, disa të lënduar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Tiranës.

Siç raportojnë mediat shqiptare, në rrethrrotullimin pranë një qendre tregtare, autobusi i linjës së Petrelës u përplas me një automjet.

Për pasojë janë lënduar disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te Trauma.

Nuk dihet ende gjendja e personave të plagosur, teksa pritet njoftimi i policisë për këtë ngjarje.

Komento: