Autobusi godet një këmbësore në Prishtinë, Policia jep detaje.
Një autobus ka goditur sot një këmbësore në kryqëzimin që lidh rrugën Bill Clinton dhe Robert Doll në Prishtinë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bill Klinton dhe Robert Doll në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.