Një autobus godet këmbësorin në Prishtinë, Policia jep detaje

14:08 | 16 Shtator 2022

Autobusi godet një këmbësore në Prishtinë, Policia jep detaje.

Një autobus ka goditur sot një këmbësore në kryqëzimin që lidh rrugën Bill Clinton dhe Robert Doll në Prishtinë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bill Klinton dhe Robert Doll në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: