Një autobus merr flakë në Kroaci, shoferi arrin ta shuajë zjarrin vetë

12:18 | 02 August 2021

Merr flakë autobusi në Kroaci, shoferi arrin ta shuajë zjarrin vetë.

Të dielën në mëngjes, një autobus nga Poreçi i kroacisë për në Beograd mori flakë në zonën e Vishnjan. Në autobus ishin 16 pasagjerë dhe askush nuk u lëndua, konfirmoi Policia e Istrias, transmeton Express.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të ditës së djeshme.

“Ishte ora rreth 10. Vetë shoferi arriti ta shuante zjarrin me aparate zjarri derisa mbërritën zjarrfikësit. Të gjithë zbritën nga autobusi në kohë”, tha një lexues i mediumit kroat 24sata.hr.

Policia njofton se hetimet janë ende duke vazhduar.

Komento: