Një baba i përkushtuar, ja si e ushqen Gjikon djalin e tij

23:16 | 26 February 2019

Janë çifti më i komentuar i momentit.

Reperi Gjiko së bashku me moderatoren e njohur Elita Rudi para pak ditësh janë bërë prindër për herë të parë.

Vogëlushin e tyre kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Zëri, emër ky i cili shkaktoi mjaft reagime nga fansat, të cilët u shprehën se kur të rritet vogëlushit do i vijë turp nga emri i tij pasi të tjerët do e tallin.

Për hir të së vërtetës e gjitha kjo temë ka shumë vend për diskutim, mirëpo le të mjaftohemi me faktin se dy personazhet publikë e kanë zgjedhur këtë emër dhe është një çështje që u përket më së shumti atyre.

Që prej lindjes së vogëlushit, Instagramet përkatëse të reperit dhe moderatores janë mbushur me foto të Zërit. Ai është kaq i buuukur! Madje janë hapur edhe shumë llogari në Instagram me emrin e tij.

Rikujtojmë se Gjiko ia uroi mirëseardhjen vogëlushit të tij në këtë mënyrë: “Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin që na kape gishtin me dorën tënde të vogël na more zemrat rob për tërë jetën mu e mamit tënd e cila të mbajti 9 muaj e u kujdes për çdo detaj që ti ta kishe sa më të lehtë në barkun e saj, me të cilën mburrem dhe jam krenar që o gruja jem. Babi ju don shumë dhe do jetë gjithmonë pranë jush në çdo moment. Të dua shumë!”

Ndërkohë, ditën e sotme ka vendosur të ndajë më ndjekësit një tjetër foto të shoqëruar me një dedikim për të birin.

Në foton në fjalë, shfaqet Gjiko duke mbajtur në krahë të birin, teksa e ushqen.

“Motivi i jetës tem!”- shkruan ai.

Komento: