
Ai, ka disa javë që është bërë baba.
Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka po kalon çaste relaksi me vajzën e tij Ayana në krah.

Së fundmi ai është parë teksa pozon me vajzën në krah, derisa po argëtohet pas angazhimeve në fushën e blertë, shkruan Indeksonline.

Graniti vazhdimisht ka pozuar përkrah vajzës dhe gruas së tij Leonita, duke u shprehur mjaft i lumtur për faktin se është bërë baba për herë të parë.
Kujtojmë që Graniti është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar që luan për klubin anglez Arsenal.
