Një banesë merr flakë në Prishtinë, policia jep detaje

18:03 | 01 Mars 2024

Një objekt banesor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është përfshire nga zjarri.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje për Front Online zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se nga rasti në fjalë nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin“, u shpreh Ahmeti.

Komento: