Një bashkëshorte si Egzona, ja si e kontrollon Albatritin

22:10 | 18 January 2019

Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij Egzona janë personazhe shumë të përfolura në publik dhe në media.

Albatrit Muçiqi sapo është bërë baba i dy binjakëve.

Bashkëshortja e tij Egzona ka sjell në jetë dy fëmijë të shëndetshëm, shkruan Kosovarja.

Albatriti është shfaqur tejet i lumtur me rastin e ardhjes në jetë të binjakëve. Ai, tashmë është baba i tre fëmijëve.

Këngëtari që në fillim të lidhjes ka treguar se është shumë i dhënë pas të shoqes dhe këtë e ka treguar edhe publikisht, madje në intervista të ndryshme disa herë ka treguar se sa e do.

Albatrit Muçiqi ka treguar disa herë që e shoqja është me të kur jep intervista, për ta dëgjuar se mos po “rrëshqet” diku.

Komento: