Një burrë gjendet i vdekur në Lipjan

10:25 | 23 Tetor 2020

Gjendet i vdekur një person në Lipjan.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në raportin 24 orësh.

Sipas njoftimit, një mashkull është gjetur i vdekur në komunën e Lipjanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe mjekësore, ku është konstatuar se vik.tima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit tr.upi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Lipjan 22.10.2020 – NN. Raportohet se vik.tima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se vik.tima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Komento: