Një burrë gjendet i vdekur në një fabrikë në Podujevë

09:56 | 04 Janar 2023

Gjendet një burrë i vdekur në një fabrikë në Podujevë.

Në një fabrikë në Podujevë është gjetur një burrë pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Podujevë 03.01.2023-10:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një fabrikë është një trup i pa jetë.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: