Një burrë gjendet i vdekur nè Prishtinë, Policia nis hetimet

10:38 | 23 Korrik 2022

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet.

Një burrë në Prishtinë është gjetur i vdekur në banesën e tij dje në mesditë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë 22.07.2022-14:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: