Një burrë gjendet i vdekur në rrugë në Gjilan

10:15 | 05 Mars 2022

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Gjilan

Një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Xhemë Topalla”, në Gjilan.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. Xhemë Topalla, Gjilan 04.03.2022 – 06:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: