Një burrë gjendet pa shenja jete në bunar, ndodhi në këtë komunë të Kosovës

17:56 | 11 Korrik 2019

Një burrë është gjendur i vdekur në Skenderaj.

Burri nga Fshati Makërrmal i Skenderajt është gjetur sot pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij një burrë i moshës afro 82-vjeçare. Rasti është lajmëruar nga familjarët e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq Zahiti ka treguar se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Komento: