Një burrë gjendet pa shenja jete në “Lakrishtë” të Prishtinës

10:01 | 06 Janar 2023

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.

Po ashtu njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Komento: