I shtrirë në rrugë, gjendet pa shenja jete një burrë në Shtime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime eshtë gjetur një trup i pajetë. Bëhet fjalë për një burrë, rasti i tij po hetohet nga policia, ndërsa ngajrja e rëndë është raportuar nga një kalimtar i rastit.
Trupi i viktimës është dërguar për obdukim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shtime 10.05.2019-15:34. Është raportuar se në lokacionin në fjalë nga një kalimtar i rastit është gjetur një trup i pa jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kishin konstatuar vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.