Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami është një çift shumë i dashur për publikun.
Ata janë martuar pak vite më parë dhe tani janë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Rroa.
Një çift mjaftë i njohur dhe shumë i mediatizuar. Është ky moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami, të cilët kanë arritur të marrin vëmendjen e njerëzve falë jetës së tyre që e prezantojnë në publik.
Ata njihen si një çift i lumtur, dhe tashmë prindër të një vajze, shkruan “Kosovarja”.
Labin e njeh publiku qysh moti prej ekraneve televizive, derisa Qëndresa nga lidhja me të u përfol e komentua shumë.
Ajo njihet si një femër elegante dhe me stil, e cila paraqitet gjithmonë bukur.
Marrëdhënia e tyre u forcua edhe më shumë me ardhjen në jetë të Rroas. E Labi ndihet i lumtur dhe i përmbushur me praninë e tyre.
Madje ai sot ndihet falenderuaes ndaj gruas së tij, duke ia thënë këto fjalë:
“Faleminderit per gjithqka, jam i bekuar me ju Rroa @qendresa_bajrami”, ka shkruar Labi.
Çifti po pushojnë ca ditë në Turqi ku po kalojnë momente të bukura bashkë.