Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi nesër do të shkojë në zyrën e Vuçiq.
Një delegacion ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta takojnë nesër presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç ka njoftuar presidenca serbe, në këtë takim me përfaqësuesit e rreth 25 kompanive, do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
“Në delegacionin amerikan do të jenë të pranishëm përfaqësues të rreth 25 kompanive dhe do të jetë edhe misioni i parë ekonomik i qeverisë amerikane në rajon pas më shumë se 20 vitesh”, njoftoi zyra e Vuçiqit.
Ky takim vjen në vazhdën e përpjekjeve ndërkombëtare për intensifikimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që aktualisht ka ngecur.