Një delegacion nga Amerika është pritur sot nga Ramush Haradinaj.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për takimin e tij me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren.
Haradinaj tutje ka shtuar se vlerat e të dyave shteteve, shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat për të ardhmen, ndërsa ka shtuar se Kosova qëndronë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.
Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj:
Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.