Një ditë me parë kërkoi rrëzimin e Qeverisë, sot Haziri pret në takim Haradinajn

13:42 | 04 March 2019

Lutfi Haziri ka pritur sot në takim kryeministrin Ramush Haradinajn.

Një ditë më parë Lutfi Haziri ia përmendi rrëzimin Ramush Haradinajt për shkak të refuzimit për ta hequr taksën.

Të hënën kreu i Qeverisë shkoi në Gjilan ku tha se taksa do të mbetet dhe do të gjendet mënyra për vazhdimin e dialogut. E Haziri në praninë e kryeministrit nuk përmendi mundësinë e rënies së Haradinajt por tha se Kryeministri ka mirëkuptim për qëndrimet e tij,.

I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK’së, e kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot nga Anamorava folën për idenë për shkëmbim të territoreve e taksën për produktet serbe e boshnjake, duke ja bërë të ditur njëri-tjetrit se qëndrimet e tyre vazhdojë të qëndrojnë të kundërta.

Ishte i pari, kryeministri i Haradinaj që tha pas takimin me Hazirin se me një delegacion të Qeverisë në Gjilan, i biseduam disa tema, duke konfirmuar se do të bashkëpunojnë në temat që lidhen me zhvillimin ekonomik.

Nënkryetari i LDK’së, e i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e përmendi edhe njëherë idenë e tij që për territoret duke thënë se të njejtën e kishte dhënë në vitin 2011.

“Qëndrimi im është i njohur por unë jam sot me i prit edhe me i vendos listën e prioriteve të komunës, edhe kryeminsitri edhe kryetari i LDK’së kanë treguar gjithmonë mirëkuptimin politik për qëndrimin tim që është riakualizu në 2011 është një kauzë që unë e besoj por qëndrimin e LDK’së ndaj të cilit uë jam lojal ju e dini Kosova në raport me dialgoun mbetet e paprekshme”, tha Haziri duke përfunuar se janë pro vazhdimit të dialogut.

“Të gjithë jemi për dialog për mënyrën se si me zhvillu dialgun kemi dallime besoj që edhe me rolin e kryeministrit edhe me kryetarit të LDK do të gjendet një mënyrë për t’I tejkaluar këto gjëra”, përfundoi ai.

Komento: